SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Zhduket 17-vjeçarja, vëllai alarmon policinë

Një vajzë adoleshente rreth 17-vjeç është zhdukur në Sarandë. Bëhet me dije nga autortietet zyrtare se denoncimin e ka bërë në polici vëllai i saj 27-vjeçar.

Ndër të tjera sipas uniformave blu, vëllai i adoleshentes së humbur ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në  Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë///

error: