/SARANDE, 02 Prill-Radio “SARANDA”// Zyrtaret garantojne banoret ne Sarandë së rreziku i hyrjes së COVID-19 në qytet nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës,e vetmja pike e mbetur e hapur me vendet e tjera, është minimal.
Konfirmimit nga zyrtarët e shëndetësisë iu bashkua sot edhe kreu I bashkisë Adrian Gurma (mjek ne profesion).
Gurma vuri në dukje se ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës ushtrohen kontrolle të sigurta shëndetësore dhe plotësohen kartelat personale për cdo shtetas që hyn në vendin tonë nga kjo pikë tokësore .
Aio përmëndi se “Porta tjetër më botën e jashtme, ajo detare në Portin e qytetit, tashmë është e mbyllur për cdo aktivitet hyrje-dalje, ekonomik ose tristik me jashtë”.
Vetëm pak ditë më parë në qytetin bregdetar u ngrit një shqetësim lidhur me praninë e dy jahteve të huaj luksozë të ankoruar në Gjirin e Sarandës dhe friken e mundesise se ndonje te infektuari me COVID-19 nga ekuipazhet e tyre.
Por, pasi njeri prej jahteve u furnizua me karborant te dy u largua nga brigjet shqiptare//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI