Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”,Sarandë banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Policia tha se “Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI