Nga Pirro Naçi/

Amarcord… Gravura e Akropolit dhe Grande Bretagne. Të kujtosh pjesë të së kaluarës siç është historia apo njerëzit e saj, nuk bën gjë tjetër veçse plotëson pjesë të munguara të së sotmes…
Grande Bretagne Hotel na sjell ndër mend takimin e pak javë më parë të Kryeministrit Shqiptar dhe atij Grek në Athinë. Një nga Hotelet më të mëdhenj, më modern dhe nga më të hershmit e Athinës.
Gravura e Akropolit edhe kjo shumë e njohur nëpërmjet postimit në faqen e fb të Edi Ramës…Në atë kohë nuk lanë gjë pa shkruar gazetat e Athinës. Disa portale e vlerësuar ‘’Ramën si mosnjohës të historisë’’, ndërsa disa të tjera se ‘’kryeministri shqiptar, po i hedh benzinë zjarri’’ me ofensivën e paprecedent kundër Greqisë dhe sidomos për pronat në Himarë etj,etj,etj.
Mirë atëherë, po tani ç΄patën Grekët?… Jo se shkruajtën dhe folën keq , por ikona dhe pamja flasin shumë më shumë… Ç΄dreqin në atë Hotel me pamjen (gravurën) e Akropolin?. Ç΄donin ti kujtonin?. Këta grekët janë me të vërtetë të ‘’tmershshëm’’!!!…
Unë besojë se të dy Kryeministrat mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë me sfond jo vetëm të kaluarën e lavdishme të të dy popujve por edhe atë të ‘’Epokës së Artë’’ të Demokracisë të Prikliut.
Pikërisht këtij i dedikohet edhe ndërtimi emblimatik i Tempullit të Parthenonës. Μë shumë se kaq dhe panorama që ofronte takimi besoj se Mitsotakisi donte të ‘’tregonte’’ histori nga ato të Perikliut se sa problemet e sotme që i ndajnë dy vendet. Nuk e di çfarë tregoi ai por unë veçojë njërën nga ato.

Perikliu ishte themeluesi i Demokracisë. Për qetësinë dhe largpamësinë e tij ekzistojnë shumë histori. Një ditë duke shëtitur në agora, në tregun që ishte në këmbët e Akropolit dikush filloi ta shante dhe ta ofendonte. Perikliu nuk ju përgjigj dhe ai e ndoqi dhe nuk pushonte duke e mallkuar.Ai nuk i përgjigjej. Në darkë kur u kthye në shtëpi me vete kishte personin që nuk pushonte duke llomotitur…I kërkoi shërbëtorëve ta shoqëronin duke i ndriçuar rrugën se ishte errësirë dhe nuk do të shikonte të gjente strehën e tij….
Ndoshta takimi i Athinës u ‘’mbyll’’ me historitë e Perikliut unë do të doja ta vazhdoja me një tjetër, atë të ‘’Perikliut’’ të Grande Bretagne të Hotelit simbol të Athinës…Nuk e di nëse këtë histori ia treguan apo ja ‘’ndriçuan’’, nuk e di është mosnjohës apo njohës i historisë, por për mua është një Amacord i munguar … Aq më tepër kur bëhet fjalë për një ‘’patriot’’ nga bregdeti.
Hoteli që u bë takimi midis dy kryeministrave është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit por edhe të turizmit Grek kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të ‘’prim-atit’’ të turizmit të shekullit të 19-të Sava ( Sevo ) Qëndro.
Pak vite më parë duke hulumtuar historinë e Turizmit Grek gjeta shumë fakte interesante në Athinë, Korfuz, Selanik, Patër etj.
Kurbeti një plagë e vjetër por edhe një shans për të ndryshuar jetën. Ja se çfarë shkruante në fund të shek 19-të në gazetën Akropolis ‘’Babai’’ i gazetarisë greke Gavrijlidhi ;
– Sava Qëndro themeluesi i Hotelit Grande Bretagnia ( Megali Bretania) me origjinë nga Himara. Ai ishte një tip i çuditshëm…Iku nga vendlindaja duke mbartur me vete prapambetjen dhe injorancën e kohës. Me gunën në krahë, me koburet në brez dhe me fustanellën tërë lerë rreth viteve 1840 mori rrugën e kurbetit.
Korfuzi ishte stacioni i parë. Në kërkim të një pune në ishull takon një patriotin e tij që e dërgon në Agrinio. Aty fillon punë në një dyqan tregtar dhe pak më monë me të hollat që mblodhi provoi të merej me tregëtinë e gjësë së gjallë. Nuk i eci…Revolusioni i 1854 i Maqedonisë e gjen në Selanik si luftëtar. I lodhur dhe i raskapitur drejtohet drejt Athinë në kërkim të vëllait që punonte nëpër stane. E gjen duke mirëmbajtur karocat Mbretërore…Me shumë vështirësi gjen punë si truproje i një të pasuri nga Vlahia. Kjo i dha mundësi të udhëtojë në shumë vende të Evropës.
Në Bukuresht forca dhe druri ndaj të tjerëve ishin bërë sinonim i jetës së përditëshme. Kthehet në Athinë tashmë si një evropian duke lënë më njanë fustanellën dhe kapën. Fillon të bëjë punë të rëndomta në një nga hotelet e qendrës së Athinës. Përsëri forca dhe druri që përdorte ndaj eprorëve e çuan në dyet e burgut… Peripecitë dhe vështirësitë nuk ju ndanë …
Pas burgut vazhdoi të punonte përsëri në hotelin në pjacës. Gjithë pasuria e tij ishin jo më shumë se 30 sent, një shumë qesharake për të pasur ëndrra për tu bërë i pasur. Megjithatë ky ishte kapitali i një rruge të mundimshme por të lavdishme.
Histori si përallë. Më 12 Tetor 1866 Sevo Qëndro themelon Hotelin Grande Bretagnia në qendër të kyeqyteti. Rrugëtimi i tij pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Turizmi Grek dhe atij Evropian.
Qysh nga fillimet e tij në shek 19-të e deri më sot ky Hotel ka qënë si zgjedhja e vetme e anëtarëve të familjeve Mbretëroe, Kryetarë Shtetesh, pesonaliteteve të shquara të fushave të ndryshme nga e gjithë bota.
Në 150-të vitet e shkuara ky Hotel ka luajtur një rrol legjendar në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Athinës.Në sallonet e saj Politikanën kanë nëshkruar traktate , biznesmenët marrëveshje të rëndësishme dhe Qeveritë kanë pasur selinë e tyre.
Flitet se kohët e fundit Hoteli mund të ndryshojë statusin e pronësisë me një vlerë prej 700 000 000 euro!…Bo bo nga 30 sent!!!… Po ky Sevo çpati që mori gjithë atë rrugë e nuk e bëri aty në Himarë?
Kushedi, diçka dinte…
Ndoshta Athina ja ka për borxh, por po aq për borxh ja ka edhe Tirana këtij himarjoti largpamës.
Por jo vetëm atij edhe të gjithë atyre që morën rrugën e kurbetit si dje edhe sot për të ndryshuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.Histori që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë. Borxhe që akoma ‘’nuk dimë’’ se kush ja ka sho shoqit.
Borxhe që nuk shlyen me fjalë,me mendësi e koncepte lokaliste të së kaluarës por me veprime që i përkasin të së ardhmes. Asaj të ardhme që mund të orientohet më drej duke hedhur shikimin herë pas here edhe nga e kaluara. Sevo Qëndro –në vend të një Amarcord, një histori e munguar. /12/ Tetor 2020///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade