Atmosfera në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme ishte elektrizuese, ndërsa grupi legjendar gjerman i rock-ut, “Scorpions”, u ringjit në skenë, pas 24 vitesh, në një koncert që publiku shqiptar do ta kujtojë gjatë.
Qindra duar u ngritën në ajër, mijëra zëra u bashkuan në një kor gjigant, ndërsa hitet më të njohura të grupit si “Wind of Change” dhe “Still Loving You” pushtuan hapësirën me energji dhe emocione të forta.
Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda performuan për publikun shqiptar hitet e tyre më të njohura.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga koncerti i grupit legjendar duke shkruar: “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut mirëpret pas 24 vitesh grupin legjendar SCORPIONS”.
Muzika e “Scorpions”, një prej grupeve më të dashura e më të suksesshme të skenës ndërkombëtare, që ka shoqëruar breza të tërë në mbarë botën, jehoi edhe në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Organizatorët theksuan se interesi ishte i jashtëzakonshëm ku u dëshnua edhe nga qindra qytetarë të pranisbëm në sheshin “Skënderbej” duke reflektuar dashurinë e publikut shqiptar për grupin që ka lënë gjurmë në muzikën botërore.
Koncerti u mbyll mes ovacioneve të gjata dhe emocionit të publikut, në një mbrëmje që do të mbahet mend si një festë e madhe e rock-ut në zemër të Tiranës.
Scorpions në Tiranë Foto: Andrin Hoxha dhe Flor Abazaj .(Arlinda GJONAJ).///


















ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade