Segmenti i ri i rrugës së Lumit të Vlorës, nga Kuçi në Kotë, tashmë i përfunduar, ofron një spektakël të natyrës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment rrugor, i cili kalon përmes luginave e peizazheve të mrekullueshme.
“Rruga e Lumit të Vlorës, segmenti i ri nga Kuçi në Kotë, një spektakël i natyrës shqiptare”, tha Rama.
Rruga e Lumit të Vlorës dhe ajo Gusmar-Kuç, do ta kthejnë Labërinë e Sipërme nga zona më e izoluar e vendit në udhëkryq të turizmit.
Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, projekti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut.
Përfundimi i këtij investimi do t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë fshatrave përmes agroturizmit, shkurton distancën nga Vlora dhe ofron një rrugë alternative piktoreske me destinacion bregdetin e jugut.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata