Një sasi prej 126 kilogramë kanabis është sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës. Mediat helene raportojnë se në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij.
Mësohet se autoritet kanë sekuestruar 89 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 126 kilogramë e 380 gram. Gjithashtu, i është konfiskuar edhe makina në pronësi të shtetasit, si dhe një shumë prej 650 euro dhe dy aparate celularë. Përfitimi i pritshëm nga trafikimi i sasisë së sekuestruar vlerësohet të jetë në shumën 315 950 euro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI