Pandemia penalizon turizmin edhe gjatë 2021.Vijimi i kufizimeve nga shtete Europiane ka lënë ende në pikëpyetje pushimet apo udhëtimet edhe për këtë verë.
Përfaqësues i Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi shprehet se ende nuk kanë bërë asnjë planifikim me agjencitë të vendeve të tjera pasi ka paqartësi në lidhje me skemat e vaksinimit apo lëvizjen e lirë.
Sektori i Turizmit në Shqipëri rezulton të jetë më i dëmtuari nga pandemia.Vathi deklaron se atë nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete ndërsa përftimi nga garancia sovrane është pothuajse i pamundur
“Bizneset e turizmit nuk kanë përfituar dhe nuk kanë mundësi që të përfitojnë nga kjo garanci sovrane. Dhe sikur të shtyhet për 100 vjet nëse situata është e rëndë asnjë kriter nuk mund të plotësohet nga këto biznese”, ka thënë ai.
Turizmin dimëror në vend e cilëson me ndikim minimal për ekonomin. Ndërsa thekson se lëvizjet kanë qenë ditore ose për weekend si në vendet e rajonit ashtu edhe brenda vendit.
Nga vlerësimet e Shoqatës së Tur-Operatorëve dëmi financiar nga ky sektor gjatë 2020 llogaritet të jetë rreth 1.8 mld euro nga rreth 2.3 mld eruo që turizmi sjell në total./abc///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI