Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur se aplikimi për të gjitha subjektet që duan të operojnë në zonën bregujore me struktura të përkohshme shërbimi gjatë sezonit zyrtar veror, tashmë është bërë i mundur.
Sipas ministrisë, aplikimi kryhet në sistemin e lejeve të ndërtimit, e-Lejet.
Në këtë sistem online ka një seksion të posaçëm të titulluar: “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit”. Të interesuarit duhet të plotësojnë dokumentacionin sipas kërkesave në këtë seksion.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se “në sistemin e–Leje aplikohet për strukturat e reja të shërbimit, pasi është marrë miratimi paraprak i menaxhimit të stacionit të plazhit. Në këtë seksion aplikohet edhe nga ata që e kanë një kontratë të menaxhimit të stacioneve të plazhit ekzistuese (më shumë se njëvjeçare). Në këtë seksion aplikohet për struktura shërbimi ekzistuese të paformalizuara”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar më herët se “data e paraqitjes së projekteve të bareve të përkohshme nëpër plazhe është data 25 mars”.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës