SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sezoni turistik, Balluku: Plan masash për sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi sot se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin, këtë sezon veror, ku ka një flusk të lartë të turistëve, si dhe temperaturat janë ekstremisht të larta.

“Kemi dy komponentë të rëndësishëm, fluks të lartë turistësh, ku ka zona e qytete bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, që po bëhen mikpritës të numrit të shumëfishtë të banorëve, që e bën sfiduese ofrimin e shërbimit të furnizimit me energji. Komponenti i dytë janë temperaturat ekstremisht të larta që krijojnë probleme teknike. E kemi pasur këtë sfidë gjatë javës së fundit”, tha Balluku.

Sipas saj, ka pasur një bashkëpunim të shkëqyer të grupeve të OST me OSHEE për të zgjidhur çdo problematikë të paraqitur në kohën më të shkurtër.

Balluku prezantoi edhe kreun e ri të OSHEE-së, Enea Karakaçi i cili pak javë më parë zëvendësoi Ardian Çelën.

Ajo theksoi se do të ketë një organizim të ri për të dhënë një tjetër impuls punës në OSHEE dhe në operatorët e tjerë të ndërlidhur.///

error: