Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve janë të pranueshme, pasi COVID-19 është akoma i pranishëm.Në një lidhje direkte me një studio televizive, Klosi tha se “siguria e jetës është parësore për vendin dhe më pas vijnë të tjerat”.
Sipas tij, “do të shikohet vijimi i situatës së kovidit për këto muaj”.
“Sa i përket sezonit turistik masat janë goxha të pranueshme. Ajo që kemi kërkuar është realizuar. Ajo që kemi kërkuar është të jetë një sezon i sigurtë. Siguria e jetës është kryefjala e këtij sezoni, të kemi shumë më tepër kontroll, më shumë vëmendje, të gjithë ata që operojnë në hotele, restorante. Do të jetë politika e BE-së që do të jetë shumë më tepër përcaktuese sa i përket numrit të turistëve që do të vijnë në Shqipëri. Do të jenë të pamundura netët aktive, ndërsa dita 100% në normalitet. Ne po i kthehemi normalitetit këtë verë, jemi akoma në muajin maj, kemi qershorin përpara, do ta shohim, të mos bëhemi negativistë. Nëse prisni që me urdhra qeverie të ikë kovidi kjo nuk mund të ndodhë. Vijohet akoma të jetë prioriteti ynë siguria e jetës”, tha Klosi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade