SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sezoni turistik tejkalon pandeminë, mbi 876 mijë turistë të huaj deri në qershor

Shqipëria po shënon këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i takon fluksit të lartë të vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë. INSTAT bëri të ditur se në qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0 %, krahasuar me qershor 2021.

Sipas statistikave hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2022, janë 1.359.501. Ky tregues rezulton me një rritje 44,6 %, krahasuar me qershor 2021.Për 6-mujorin e parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.INSTAT bëri të ditur se, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me qershorin 2021, ky numër është rritur me 34,2 %.Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2022, janë 764.068, krahasuar me qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022-shit, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.//atsh///

error: