SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SHBA – FBI: Të shtënat kundër Trump ishin tentativë për vrasje

 Të shtënat në tubimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump po trajtohet si një “tentativë për vrasje”, tha FBI. Trump u shoqërua drejt sigurisë nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani të shtunën.

Duke shkruar në faqen e tij të mediave sociale Truth Social pas incidentit, Trump tha se një plumb kishte shpuar pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë. Agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pitsburg, Kevin Rojek tha se autoritetet nuk kishin identifikuar ende një motiv.

“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi”, tha Rojek në një konferencë për shtyp. ”Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin e dyshuar dhe motivin”, tha ai.

”Një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy u plagosën rëndë në incident”, tha FBI-ja.///

”Sulmuesi i dyshuar gjithashtu ka vdekur”, shtoi ajo./ //

error: