Sapo u dha lajmi se me ftesë të ministrit grek të Turizmit, Harry Theoharis, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet për vizitë zyrtare në Athinë,, te persona të biznesit turistik në Sarandë e më gjërë në Shqipëri, mund të degjoje shprehjen e sintetizuar në semantikën e një fjalë e vetme: “Më në fund!”
**
Pra, zhvillimet për zhbllokimin e qarkullimit të turistëve priten “jo nga qielli” por nga kontaket intensive mes fqinjëve. Më së pari në nivele qeveritare po edhe të strukturavë respektive turistike , të bëhen përçapje për “ç’bllokimin e “enëve komunikuese” mes të dy brigjeve.
Të shpresojmë që edhe takimi I ambasadorës sonë zonjes Hajdaraga në Athinë me kreun e Ministrisë së Jashtmë të Greqisë zotin Dendias, të çojë ujë në kahjen e mësipërme, që në analizë të fundit “përkthehet”në levredi reciproke. .

“Vaksinimi, ishte dhe është një domosdoshmëri për përmirësimin e situatës në vend. Qeveria e bëri detyrën e vet, e natyrshëm po bëhet gjithnjë e më shumë. Ishte një kusht i domosdoshëm”, ka deklaruar një ditë më parë Besnik Vathi, nga operatorët e njohur të sektorit turistik në vendin tonë. Për rritjen e numrit të turistëve në vendin tonë, ai e konsideron të rëndësishëm hapjen e kufijve edhe nga vendet e tjera.
Vathi, i cituar nga ATSH,-sjell shembullin e Greqisë që mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë, në kushtet kur Shqipëria sot paraqitet shumë më mirë se vendet e rajonit madje edhe më mirë se Greqia për vaksinim e shkallës së infeksionit.
“Greqia i ka hapur kufirin Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe vazhdon të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë. Në këto kushte detyra e qeverisë shqiptare dhe e Shqipërisë nuk është vetëm të vaksinohet, por të sigurojë hapje të kufijve me vendet e tjera, si në marrëdhëniet dypalëshe edhe në marrëdhëniet shumëpalëshe”, shton ai.
**
Mësohet se në takimin bilateral të Athinës mes dy ministrave, u fol për rritjen dhe shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, si një nga çështjet që i bashkon fort dy vendet tona kufitare e aq më shumë në kohën kur ky sektor ka pësuar dëme të mëdha nga pandemia.
Ministri Klosi dhe homologu i tij grek kanë ndarë pikëpamjet respektive për sektorin e turizmit, rrugët për rritjen e tij, sikundër edhe për rritjen e bashkëpunimit të dy vendeve në shkëmbimin e eksperiencave. Veçanërisht kjo do ta ndihmonte sektorin turistik shqiptar në rritjen e turizmit detar dhe menaxhimin e vijës bregdetare.
Ministri Blendi Klosi në Athinë si përfaqësues i qeverisë shqiptare, është ndalur më të drejtë gjithashut tek lëvizja e lirë e qytetarëve në kufi, në kushtet e rënies së infektimeve dhe rritjes së vaksinimit.
Sipas burimeve të zyrtare, Klosi citohet të ketë thënë :”Besimplotë se ministri Theoharis, do të jetë avokati i situatës së mirë pandemike, e reduktimit të infektimeve, vaksinimit masiv për t’ia përcjellë instastancave vendimmarrëse të masave”.
**
Në portin detar të Sarandës , tragetet e linjës detare ndërkombëtare Sarandë-Korfuz-Sarandë, po “ndryshken” prej gati dy vitesh në kalata, në pritje të dritës jeshile.
Njoftimi se këtë të hënë (7 qershor) do të ngrihet trau i Qafë Botës nga pala helene, sigurisht, është optimist në klimën e stresit të madh social që prodhoi pandemia globale.
Sipas të dhënave nga INSTAT, katër mujori i parë i këtij viti solli në territorin e vendit 754.796 qytetarë të huaj, nga të cilët mbi 380 mijë qytetarë nga Kosova dhe 120 mijë nga Maqedonia e Veriut.
Turizmi është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend pasi kontribuon me rreth 10% në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI