SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimi i ndihmës juridike falas/ U nënshkruan 25 marrëveshje me Gjykatat

-Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar 25 marrëveshje me Gjykatat e Republikës së Shqipërisë për sigurimin e aksesit në drejtësi të qytetarëve nëpërmjet ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike falas.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se, “në ndihmë të qytetarëve kemi mundësuar nënshkrimin e 25 marrëveshjeve me Gjykatat e Republikës së Shqipërisë”.

Ajo u shpreh se, në përmbushje të misionit madhor të Ministrisë së Drejtësisë, “sigurimit të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive, për të gjithë kategoritë përfituese”, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar 25 marrëveshje me Gjykatat e Republikës së Shqipërisë me objekt: “Për sigurimin e aksesit në drejtësi të qytetarëve nëpërmjet ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike falas, sipas përcaktimeve të ligjit nr.111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

“Duke vlerësuar maksimalisht rolin që kanë Gjykatat në sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, këto marrëveshje janë një vlerë e shtuar në përmbushje të këtij misioni shumë të rëndësishëm në përfitim të qytetarëve”, tha Gjonaj.///ata///

error: