/KSAMIL, 05 Maj-Radio”Saranda”/ – Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie, janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës.
Burime spitalore bene te ditur per Radion se personat e plagosur jane jashtë rrezikut për jetën.
Nderkaq, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.
Nga raportimet e para që vijnë nga qyteza e Ksamilit, bëhet fjalë për nje konflikt qe ka ekzistuar edhe me pare mes familjeve Pollo e Ziflaj.
Në vendngjarje ka shkuar policia e zonës si dhe FNSH-ja. Dy persona janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa tre të plagosurit po marrin mjekim në spital. Njëri prej të plagosurve ne vartesi te gjendjes mund të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Komunikata e Policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.
.(Lajm ne perditesim) /R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade