Fluksi i turistëve të huaj në vendin tonë gjatë sezonit turistik, ka shtuar dhe incidentet që disa prej tyre shkaktojnë, duke u përfshirë në sherre, apo debate të ndryshme.
Komisariati i Sarandës ka arrestuar shtetasin L. I., 19 vjeç dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2 janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.
Ndërkohë, po në Sarandë, policia rrugore arrestoi shtetasin hungarez P. I., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI