Një incident me të shtëna është regjistruar në ishullin grek Mykonos, pasditen e së dielës, 10 prill.
Mediet lokale raportojnë se një shqiptar është konfliktuar me kunatin e tij, e si pasojë e ka qëlluar 2 herë me armë zjarri. Ky i fundit ka marrë plagë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë helene. Sherri mes dy shqiptarëve ka ndodhur në aeroportin e Mykonos.
Sipas informacioneve të protothema.gr , motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e viktimës. Mësohet se pasi qëlloi kunatin, autori tentoi të arratisej. Ishte vëllai i të plagosurit ai që e ndoqi nga pas, duke arritur të përleshen edhe bashkë. Madje raportohet se i kanë rënë me gurë njëri tjetrit, deri sa autori qëlloi me armë edhe vëllanë e kunatit, në tentativë për t’u arratisur. Megjithatë arratia e shqiptarit nuk zgjatu për shumë kohë, pasi policia greke arriti ta arrestojë atë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI