Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.
Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor duke mbetur prezente në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100 metra në verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 10 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.


ME SHUME LAJME
Sarandë. Bie çatia e objektit në ndërtim te Porti i Limionit. Një 44-vjeçar plagoset rëndë.E nisin me helikopter në Tiranë
Himarë. Zjarr në Llamanë, 17 efektivë zjarrfikës në terren
Policia e Vlorës: 254 vepra penale të evidentuara në qershor, masa të shtuara për sezonin turistik