/24/04/2020// Nuk ka të ndaluar shtimi i rasteve të reja dhe viktimave nga pandemia Covid-19. Sipas shifrave të publikuara së fundmi, numri i të infektuarve në mbarë botën ka arritur në 2,726,195 raste.
Edhe numri i të vdekurve është rritur. Në mbarë botën janë shënuar 191 mijë e 074 viktima nga Covid-19. SHBA aktualisht numërohen 50 mijë e 243 të vdekur.
Në vend të dytë është Italia me 25 mijë e 549 të vdekur, e ndjekur nga Spanja me 22 mijë e 157 të vdekur. Në vendin e 4 renditet Franca me 21 mijë e 856 të vdekur nga Covid-19.
Ajo që bie në sy është se Spanja ka kaluar Italinë me numrin e rasteve. E para, me numrin më të lartë të rasteve është SHBA me 886 mijë e 709 raste, ndërsa Spanja parakaloi Italinë me 213 mijë e 24 raste. Vendi fqinj aktualisht ka 189 mijë e 973 raste.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI