Punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit prej 5.5 km, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë janë drejt përfundimit. Lajmin e bërii të ditur sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila publikoii disa foto nga punimet në këtë aks. Balluku u shpreh se, “në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, janë drejt fundit punimet rehabilituese për zgjerimin dhe rritjen e sigurisë të këtij segmenti”.

Sipas Ballukut, kjo ndërhyrje “do ta sjellë këtë segment në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës”. “Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati për datën 2 korrik kur do të hapim për qarkullimin e automjeteve aksin Kardhiq-Delvinë”, theksoi më tej Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi dje punimet në këtë segment, i cili do të hapet provizorisht për tu përdorur gjatë këtij sezonit veror. Më pas, në muajin tetor në këtë aks do të shtrohet edhe shtresa e fundit asfaltike. Aksi është zgjeruar nga 6 metër në 10.5 metër. Po ashtu, është bërë rregullimi i kthesave dhe disa pjerrësive.

Duke nisur nga data 2 korrik edhe tuneli i Skërficës parashikohet të hapet për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po betonohen metrat e fundit të tunelit, ndërsa paralelisht po vijon puna edhe për sistemin e ndriçimit dhe atë elektromekanik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI