Qyteti bregdetar i Sarandës gjatë muajit u vizitua nga një numër i lartë turistësh të huaj.

Dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në portin e Sarandës bëri të ditur për ATSH-në se “muaji maj është mbyllur pozitivisht për portin e Sarandës, ku ka pasur një rritje të madhe të turistëve që kanë shkelur Shqipërinë nëpërmjet këtij porti. Gjatë majit në portin e Sarandës kanë mbërritur 10 635 persona dhe 40 automjete”.

“Ndërsa drejt Korfuzit ka pasur gjithashtu një rritje ku kanë udhëtuar nga Shqipëria 10 544 persona dhe 56 automjete”, informoi dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në portin e Sarandës.
Sa i përket muajit qershor pritet përsëri një rritje dhe një dyfishim i mbërritjeve të turistëve në Sarandë nëpërmjet portit.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI