Moti i keq në 8 orët e fundit në vend ka krijuar probleme në disa akset kryesore të qarkut të Gjirokastrës. Probleme janë raportuar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe në aksin rural Zenelaj-Zhulat.
Në të gjitha këto akse në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan nga ARRSH. Ndërkohë koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër, Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull, Odrie, Bashkia Gjirokastër.
Po punohet me intensitet për pastrim të gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në te gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI