Kane shkaktuar humbjen e dy jeteve: njeri 18 vjeç dhe tjetri 20. Kjo eshte akuza e arrestimit te sotem te dy drejtuesve te automjeteve tip “Benz” .
Mesohet se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: •Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë.
Policia tha se “Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. •Shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Kocul, Selenicë, pasi është konstatuar nga shërbimet në aksin rrugor Vlorë-Vllahinë, duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI