SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Shkrihet” SHÇBA, krijohet agjencia për policët

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat transformohet në Agjenci për Mbikëqyrjen Policore. Pas miratimit në Kuvend të ligjit, publikimit në fletoren zyrtare këtë të enjte hyjnë në fuqi ndryshimet e reja.

Në ndryshim nga ligji i mëparshëm, titullari i Agjencisë emërohet dhe lirohet nga Kryeministri, duke e unifikuar atë me titullarët e institucioneve të pavarura në varësi të ministrive.  I gjithë personeli i Agjencisë zhvishet nga gradat, duke u kthyer në një strukturë  civile me qëllim shmangien e konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, zgjerohet objekti i veprimtarisë, duke përfshirë vlerësimin kalimtar dhe periodik të subjekteve, veprimtarinë për pajisjen me certifikatë të sigurimit të personelit të punonjësve të strukturave shtetërore si dhe operatorëve ekonomikë privatë, procesin e hetimit disiplinor të subjekteve dhe kryerjen e ekzaminimit poligrafik. Ky i fundit u testua për herë të parë në garën e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa tashmë do ta vijojë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Agjencia, me hyrjen e ligjit në fuqi do të ketë të drejtë të kryejë edhe përgjime ambientale për rastet e hetimeve që i konsideron të nevojshme.

Aktualisht, vijon puna për draftimin e miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore, të cilat bëjnë të mundur implementimin e ligjit, nisur nga rregullorja dhe struktura organike e deri tek një sërë udhëzimesh që normojnë veprimtarinë e Agjencisë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, proces i cili duhet të përmbyllet brenda një afati kohor prej 6 muajsh.///

error: