Nga Eva XHAJANKA
Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT2025), mbrëmjen e djeshme në Tulla Culture Centre u zhvillua një bisedë me shkrimtarin grek Christos Kythreotis, mbi temat e rinisë, identitetit dhe migracionit në letërsinë bashkëkohore.
Aktiviteti u mbështet nga Ambasada Greke dhe u organizua në një atmosferë intime, ku u diskutua për zhvendosjen, rritjen dhe qëndrueshmërinë, si dhe për mënyrën se si letërsia pasqyron historitë e brezave që rriten mes krizave dhe kërkimit për përkatësi.
Biseda u zhvillua së bashku me panelisten Maklena Nika, poete, përkthyese dhe lektore, duke hapur një hapësirë reflektimi mbi mënyrën se si letërsia bashkëkohore flet për të rinjtë që jetojnë mes dy vendeve, dy realiteteve dhe shumë pritshmërive. Diskutimi pasoi takimin e mëngjesit me nxënësit e gjimnazit “Protagonistët”, ku autori zhvilloi një dialog të drejtpërdrejtë mbi të njëjtat tema, në kuadër të vizitave në shkolla të FELT2025.
Ky aktivitet është pjesë e programit të festivalit, i cili synon të promovojë letërsinë europiane, të nxisë diskutime kulturore dhe të krijojë lidhje mes autorëve, studentëve dhe publikut në Tiranë. ///






ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade