Si kapen ‘mat’ drejtuesit e automjeteve
SHOFERË KUJDES NGA “DRONI EDUKUES”
Policia e Shtetit me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale ka treguar se si vepron ‘droni edukues’ i cili sipas tyre ka si objektiv rritjen e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Ne pamjet e publikuara shfaqen disa automjete të cilat nuk respektojnë vendkalimin e këmbësorëve në një rrugë të kryeqytetit, mjete të cilat shënjestrohen me ngjyrë të kuqe dhe më pas ndalohen nga efektivët e policisë rrugore.
Sipas tyre drejtuesit e mjeteve që shfaqen në videon e publikuar nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila është e ndëshkueshme.
Njoftimi i plotë:
Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI