SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shpallet “Viti Maks Velo”, institucionet nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e aktiviteteve

Në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, u shpall “Viti Maks Velo”, me iniciativën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Kjo nismë u mbështet nga Autoriteti i Dosjeve, Biblioteka Kombëtare si dhe Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”. Institucionet nënshkruan edhe marrëveshjen e rastit, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme në homazh të intelektualit të shquar Maks Velo, në 90-vjetorin e lindjes dhe 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në ketë ceremoni u vlerësua figura e shumanëshme e Maks Velos, angazhimi e kontributi i tij në letërsi, pikturë, arkitekturë dhe shoqëri, si aktivist i shquar.

Maks Velo ishte piktor, studiues, arkitekt dhe shkrimtar. I diplomuar ne Inxhinieri Ndertimi dhe i specializuar ne Arkitekture, Velo mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë (1960) dhe më pas ka punuar pranë Byrosë së Projektimit në kryeqytet. Vitet ’78-’79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg.

Vuajti dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është kushtuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit të jetës mori pjesë gjallërisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.

Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta”, “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj.(Edlira RUZI)////

error: