=Qeveria ka shpërndarë ditën e sotme pagat e para të luftës, ku kanë përfituar 9 506 punonjës të vetëpunësuar dhe 5 600 biznese, ndërsa po shihet mundësia për zgjerimin e paketës për të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë.=
/06/04/2020/
Qeveria ka shpërndarë ditën e sotme pagat e para të luftës, ku kanë përfituar 9 506 punonjës të vetëpunësuar dhe 5 600 biznese. Pagesa e muajit mars, ashtu siç ishte premtuar për t’u shpërndarë në fillim të muajit prill, u dha për të gjithë ata të vetëpunësuar dhe biznese të vogla që u mbyllën si pjesë masave kundër COVID-19.
Gjithashtu mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 milionë lekë xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.
Kryeministri Rama ka sqarua gjithashtu dhe mundësinë e zgjerimit të paketës për të përfshirë në pagën e luftës dhe të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë. Këta të punësuar mund të kenë arsye të ndryshme pamundësie për të shkuar në punë të lidhura me COVID-19 dhe kjo po ndiqet me seriozisht nga qeveria për të vendosur se çdo të bëhet me ta.
“Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta”, shkruan Rama./R-SR//
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre