Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid, në vendin tonë janë kryer 400 mijë vaksinime.
Shifra u publikua sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.Në Shqipëri vaksinimi ka nisur që në janar, teksa deri në fund të qershorit qeveria shqiptare synon të vaksinojë deri në 500 mijë të vaksinuar.Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që objektivi të arrihet edhe në fund të majit.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026