“Shqipëria Bëhet” është lëvizja qytetare më e re në Shqipëri, me në krye Adriatik Lapaj. Prezantimi zyrtar do në 18 shtator ora 16:30 në zyrat e reja të lokalizuara te rruga ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë, ku do të bëhet edhe prezantimi i ekipit, programit, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.
Më herët, në një intervistë për A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, Lapaj bëri me dije se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, teksa zbuloi dhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet.
“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.
Gjithashtu, Lapaj shtoi se baza e kësaj lëvizjeje do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra dhe se do të financohet nga populli, me një financim minimalist.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade