SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës

Autoritetet shqiptare dënuan mbrëmjen e sotme njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës. Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij dënoi njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.“Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, u shpreh Meta.

Xhaçka: Njohja nga Rusia e pavarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës, shkelje e ligjit ndërkombëtar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se, “Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk”.

Ministrja Xhaçka u shpreh në një reagim në Twitter se, “kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e Marrëveshjes së Minskut si dhe cenim i intregritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Xhaçka theksoi se, “Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”.

Peleshi: Do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po ashtu reagoi ndaj njohjes së pavarësisë nga Rusia të rajoneve lindore të Ukrainës. “Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë”, u shpreh Peleshi.///

error: