Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej” dhe Universiteti i Janinës nënshkruan një protokoll bashkëpunimi.
Përmes këtij protokolli do të nxitet modernizimi i programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.
Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte e pranishme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zv/ministrja e Jashtme Artemis Malo, zv/ministri grek i Arsimit Angelos Syrygos, kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, prefekti Odise Kote, rektori i universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema e ai i Janinës Triantafyllos Almpanis, pedagogë, studentë etj.
Kushi shprehu besimin se ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin.
Ndërsa kryebashkiaku Golemi tha se “këto dy institucione arsimore janë një pasuri e madhe e dy qyteteve tona dhe një urë më tepër komunikimi. Dija dhe shkenca nuk kanë kufij prandaj forcimi i lidhjeve dhe i ndërveprimit i bën mirë sjell veç të mira”.
“Nuk e shoh fare të largët e as të pamundur ditën që të ketë një diplomë të vetme pavarësisht se ku studion në Gjirokastër apo në Janinë. Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe me siguri as e fundit që nënshkruhet mes dy universiteteve tona. Uroj shumë që t’i orientojmë energjitë tona më tepër te zbatimi i këtyre marrëveshjeve për të parë impaktin real të tyre”, tha Golemi.
Prefekti Kote u shpreh se “ndërkombëtarizimi i universiteteve do të rrisë cilësinë e studimeve, standardin akademik dhe integrimin e shpejtë drejt Bashkimit Evropian”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI