Pesidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uroi skuadrën kombëtare pas fitores 2-0 në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë, të luajtur mbremjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.
Duka shkroi në rrjete sociale se, “nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë”.
“Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol. Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit”, tha ai.
“Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim pëgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!”, shkroi Duka.
Në ndeshjen miqësore Shqipëri-Bullgari, golat për Kombëtaren e drejtuar nga Sylvinho u shënuan nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade