SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Shqipëria në orbitë”. Rama tregon se kur do të lëshohet sateliti ‘Albania 1’ (Video)

Kryeministri Edi Rama, me anë të një video ka publikuar disa pamje të raketave për lëshimin e satelitëve në hapësirë. Sipas Ramës, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të lëshohen në muajin Mars dhe në muajin Qershor.

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Rama: Pra jemi këtu.
Eksperti: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
Eksperti: Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
Eksperti: Saktë…
Rama: Super
Eksperti: Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
Eksperti: Po, zotëri///

error: