Eshtë shtuar numri i punëtorëve të huaj në Vlorë! 115 të rinj nga India, Bangladeshi dhe Nepali në ndërtim, hoteleri turizëm e fasoneri gjatë 2 muajve të fundit .
“Krahasimisht me vitin e kaluar kemi pasur një rritje të kërkesave për leje pune në zbatim të ligjit për të huaj, i ndryshuar tashmë dhe për faktin se shumë punëdhënës kërkojnë punëtorë të huaj nga shtete të ndryshme nga Nepali, Bangladeshi, India”, tha per Gazeten shqiptare Gjinovefa Xhori specialiste për migracionin dhe marrëdhëniet e punës.
Mirëpo në Vlorë ka dhe shumë të huaj që janë vetëpunësuar. “Ndërsa të vetëpunësuarit janë shtetas bjellorus, ukrainas rus, të cilët kanë edhe disa vite të tjera që ushtrojnë punën këtu dhe kryesisht ata paraqiten për ripërtëritje të lejes së punës”, theksoi i njejti burim.
Një kategori tjetër janë punëtorët nga vendet e BE-së dhe fqinjët Kosova e Maqedonia e Veriut e të cilët në bazë të ligjit paraqesin një vetëdeklarim punësimi. Të tillë kemi 97 shtetas të punësuar në Vlorë”, thane burime nga Zyra e Punes ne qytetin bregdetar.////.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI