Në Gjirokastër janë shuar zjarret e rëna dhe tashmë nuk ka prani të shtëllungave të tymit. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi në një prononcim për mediet tha se “të gjitha lagjet gjithë mbrëmjen e djeshme kanë qenë të rrezikuara. Falënderoj punonjësit e forcave zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe vullnetarë të cilët kanë punuar vazhdimisht për të shuar zjarrin. Bashkia ka pasur mbi 200 punonjës në terren, të ndarë në 4 vatrat problematike.”
Golemi kërkoi që organet kompetente të zbulojnë autorët e zjarrvënieve të qëllimshme.
“Ne do i shkojmë deri në fund kësaj historie. Edhe në tentativë për të pastruar kullotat, mund të krijohet situata emergjence”, tha Golemi.
I pyetur për dëmet që ka shkaktuar zjarri, Golemi theksoi se “shërbimet pyjore po bëjnë bilancin, për fat të mirë, 1 hektar është dëmi në pyje, problem kullotat, më shumë shkurre dhe bar. E kemi mbajtur larg zonave të banuara, pasi mbrëmë u rrezikuan dy lagje”.
“Jemi në pikun e sezonit turistik, kemi vazhduar kalendarin e aktiviteteve pavarësisht problemeve, por mbrëmja e djeshme ka qenë problematike”, tha Golemi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI