Vladimir Grillo nuk jeton më. Gazetari dhe komentatori i njohur i RTSH e humbi betejën me sëmundjen në moshën 74-vjeçare. Lajmin e bën të ditur një nga kolegët e tij në RTSH, Defrim Methasani, i cili shkruan në rrjetet sociale:
“Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime.
Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit.
Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”.
Pak kohë më parë humbi jetën edhe Kosta Grillo, komentator i njohur dhe vëllai i Vladimir Grillos.///
ME SHUME LAJME
Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen e botës
Batërdi në parkun e Liqenit
Borsh. Arrestimi i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni