Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se me gjithë uljen e numrit të rasteve me COVID në vendin tonë, ende nuk është përcaktuar çfarë do të ndodhë në plazhe këtë sezon turistik.
Klosi theksoi se përtej problematikave të përvitshme, mbi të gjitha prevalon pandemia, e cila siç tha do ta bëjë sërish të vështirë një turizëm të organizuar evropian.
“Duket e vështirë për një turizëm të organizuar evropian, pasi vendet e Evropës nuk kanë krijuar ende politikat e tyre lidhur me raportet me vendet jashtë BE. Do të ketë turizëm të organizuar, por duhet të përgatitemi për problematikat tona. Është e vështirë të themi kur do të nisë zyrtarisht sezoni pasi jemi ende me kufizime oraresh. Nuk është e definuar ende çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit”, tha Klosi për Euro News Albania.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë