SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Si dukej Butrinti në pranverën e vitit 1990

Parku Kombëtar i Butrinti është ndër parqet arkeologjike më të vizituara në vend, përgjatë gjithë vitit.

Nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare përzgjodhëm dy fotografi të Butrintit, të realizuara në pranverën e vitit 1990, nga fotografi Gani Xhengo. Ky park arkeologjik ka tërhequr vizitorë vendas e të huaj që me zbulimin e rrënojave.

Luigi Maria Ugolini ishte arkeologu i parë që udhëhoqi kërkime arkeologjike në Butrint. I ngarkuar nga qeveria fashiste e Musolinit për të drejtuar Misionin Arkeologjik Italian në Butrint, Ugolini filloi gërmimet në vitin 1928. Ekipi zbuloi qendrën urbane të Butrintit, duke zbuluar Teatrin dhe Shenjtëroren e Asklepios. Gjithashtu u zbuluan mbi 30 skulptura, duke përfshirë bustet e Augustit, Livias dhe Agripës.

Në sajë të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Ndërsa, në 1981 pylli i Butrintit u vu në ruajtje nga ligjet shqiptare për rëndësinë e mjedisit.

Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në 2000 Butrinti shpallet Park Kombëtar në mbrojtje të shtetit të zonës arkeologjike të Butrintit dhe UNESCO zyrtarisht zgjeroi sipërfaqen nga 20 ha që kishte qenë më parë në 29 km². Në nëntor të 2005 Këshilli i Ministrave vendosi zgjerimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 86 km². (Edlira RUZI)///

error: