Për javën e parë të Janarit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa dëpertojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti paashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade