Ka dalë në dritë për herë të parë e detajuar dhe e qartë se si u zbulua krimi monstruoz që ndodhi ditën e mërkurë në Andravida, zonë e Iliada në Pyrgos, Peloponez në Greqi. Noa.al ju sjell detajet e plota dhe të konfirmuara nga policia dhe grupi hetimor grek.
Të mërkurën në orën 14, Mihali 12 vjeçar, del nga shtëpia ku jetonte me 2 vëllezërit, Aliun 3 vjeçar, Edin 2 vjeç, nënën e tij Marije Dosku, 37 vjeçar dhe njerkun 32 vjeçar, Armando Kloci.Ai i thotë nënës se do dilte të luante me një shok moshatar të lagjes. Dhe ashtu bëri. Mori biçikletën dhe doli.Shoku i Mihaliy, rrëfeu për mediat greke që citon noa.al, çfarë ndodhi më pas:“Kaluan disa orë dhe aty nga ora 19, Mihali më thotë, hajde ikim te shtëpia ime se dua të marr diçka për të ngrënë.
I ra derës, por askush nuk u përgjigj. Më tha, po futem nga dritarja. Papritur më thërret, shpejt hajde shpejt se diçka ka ndodhur moj nëna ime.Futem dhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën e vogël Edin në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte”, thotë ai dhe vazhdon:“Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por asnjë tjetër nuk pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli jashtë duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…” përfundon dëshmia e shokut të Mihalit.
Kur Mihali ka dalë në rrugë, ka bërtitur për ndihmë. Ai nuk e dinte se Edi kishte vdekur. Kalimtarët që u afruan e panë se fëmija ishte si i ngrirë dhe kuptuan se nuk jetonte. Megjithatë thirrën autoambulancën e cila e dërgoi në spital ku fëmija u shpall i vdekur.E ndërsa ndodhte kjo, në banesën e familjes Kloci mbërriti policia. Ajo konstatoi shpejt, se në shtëpi, kishte të tjerë viktima.Në pjesën e pasme të shtëpisë, gjendej një rimorkio makine. Pranë saj ndodhej mbuluar në tokë, mbështjellë me çarçaf, djali tjetër, Aliu 3 vjeçar, i vdekur.
Brenda në rimorkio, gjendeshin trupat e Marijes dhe Armandos.Policia konstatoi se burrë e grua ishin vrarë me armë zjarri, kurse fëmijët ishin mbytur me duar.Në banesë u pa se energjia elektrike ishte jashtë funksionit.Kërkimet e bëra, çuan në dyshimin e fortë se vrasësi ishte një burrë 57 vjeçar, baba i dy fëmijëve, fqinjë me familjen e masakruar, ose djali i tij.Në fakt që të dy mungojnë dhe nuk gjenden.
Hetimi nxori se mes fqinjëve kishte pasur kohët e fundit debate për mosmarrëveshjet financiare në lidhje me qiranë që paguante familja shqiptare te greku që ishte pronar shtëpie.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI