Nga Etleva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “në mesin e muajit dhjetor, pritet të aprovohet një marrëveshje në Parlament me Bankën Botërore, në shumën 20 milionë euro, që shkon në laboratorë vetëm në pikat kufitare, për kontrollin e produkteve të importeve”. Gjatë një interviste televizive, Denaj, u ndal në hapat që ka hedhur zhvillimi i agroturizmit.
“Një format tjetër bashkëpunimi është ndërlidhja e prodhimit bujqësor me turizmin, në atë që quhet agroturizëm. Ne kemi shembuj shumë të mirë në Fishtë, ku ka qenë frymëzim edhe për agroturizme të tjera. Kemi vlerësuar që në mesatare, në Shqipëri, një agroturizëm në kapacitetet më të ulëta të tij, bashkëpunon me 20 fermerë të zonës, 20 familje që sjellin produkte. Vetëm për këtë vit, që ne na ardhën mbi 8 milionë turistë, presim 10 milionë, nuk e di nëse e kapim këtë vit, ne kemi prodhuar në Shqipëri për konsumatorin vendas dhe të huaj, 1.5 herë më shumë se eksportet”, tha Denaj.
“Unë mendoj se ky eksporti i brendshëm do jetë një zhvillim eksponencial paralelisht me eksportet. Ajo që duhet është, në radhë të parë të ruajmë tokën, mos të na e marrë uji, shiu, të ruajmë produktet nga breshëri. Kushtet klimatike janë kërcënimi më absolut që na vjen, jo vetëm për Shqipërinë, sidomos breshëri, për sigurinë ushqimore”, theksoi ajo
Ministrja u shpreh se, bashkimi i operatorëve i duhet fermerëve dhe për këtë MBZHR ka ftuar dhe pushtetin vendor të jetë pjesëmarrës në këtë nismë. Denaj tha se, qeveria mbetet e angazhuar të mbështesë fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në të gjitha drejtimet. Ajo informoi se, vitin që vjen do të mbështeten jo vetëm tregjet në qytete, por edhe tregjet që janë tradicionale, për t’i kthyer në qendra atraksione turistike, përveç se marrëdhënies biznes me biznes. Në lidhje me programin IPARD, Denaj tha se, ” fondet e programit IPARD, me katër masat, mbështetëse në këto pesë vitet e fundit e kanë transformuar ekonominë bujqësore dhe kanë sjellë një rezultat shumë pozitiv”.
“Ne kemi rritur eksportet me 3.5 herë dhe nuk mund të rritet kjo me skemat kombëtare. Eksportet me 3.5 herë nuk mund të rriteshin nëse nuk do të ishte mbështetja e IPARD II. Ne do të presim drejtësinë të flasë. Në perspektivën e shifrave vendosa pilarin e çfarë kanë realizuar 500 kontratat e kontraktuara. Gati 85 milionë euro të kontraktuara dhe 63 milionë të disbursuara janë aty, janë kontrata që prodhojnë këtë konsiderim të eksportit në 3.5 herë në rritje. Duhet të ndajmë dy elementë, njëri element që do të jetë subjekt i drejtësisë dhe vetëm kur të flasë për të gjithë terminologjinë që përdorët, si përfaqësuese e një institucioni që ka marrë detyra për një proces që e mban ‘on hold’ dhe nuk është pezullim, është lënie në pritje. E njëjta terminologji përdoret edhe në progres raport, që komisioneri, nëpërmjet drejtorisë së bujqësisë të KE, ka adresuar lënien në pritje për IPARD 3, i cili ka 9 nëntë programe, kërkon një institucion zbatues më të fortë, që të mësojë nga gabimet në IPARD 2 dhe të bëhet gati për 3-shin. Ne jemi në një plan pune që do ta dorëzojmë në dhjetor në këtë organizatë dhe këtë ndryshim që pritet ta realizojmë nëpërmjet masave që do të marrim së brendshmi do të duhet të na e certifikojnë për të vijuar më tej me akreditimin e nëntë nënprogrameve të IPARD 3”, tha Denaj.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit