SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Skema Kombëtare e mbështetjes/ Aplikimi për fermat blegtorale nis në e-Albania nga 24 marsi

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura, Milva Ekonomi gjatë vizitës në Korçë pati mundësinë të vizitojë fermën e re të Meleqit ku mbarështohen 16 krerë lopë të racës “Holstein” të importuara nga Gjermania.

Ekonomi u njoh nga afër me ecurinë e prodhimit në këtë fermë dhe u ndal në mënyrë të veçantë në punën e Shërbimit Veterinar për matrikullimin e lopëve dhe futjen e tyre në sistemin e gjurmueshmërisë.

“Gjurmimi i sëmundjes kundër brucelozës dhe tuberkulozit, vaksinimi pa kosto për dermatozën nodulare, po kështu gjurmimi me anë të lëshimit të certifikatave veterinare apo gjurmimit në produktet me origjinë shtazore, janë elementë të rëndësishëm që garantojnë sigurinë ushqimore”, – u shpreh Ekonomi.

“Fermeri më tregoi se pasioni për punën e blegtorinë ishte shtysa e kësaj nisme, në të cilën janë përfshirë të gjithë anëtarët e familjes së tij”, – tha ministrja.

Ekonomi theksoi se, kjo sipërmarrje e re, është asistuar sistematikisht nga shërbimi veterinar, ndërsa e informoi fermerin mbi mundësinë e përfitimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2021.

“Aplikoni tek skemat kombëtare mbështetëse për fermat blegtorale. Aplikimi bëhet në e-Albania, duke nisur nga data 24 mars. Fermerët duhet të kenë gjedhë, të imta, ose bletë.  Ata duhet të kemi mbi 5 krerë lopë, duhet të kemi mbi 70 krerë të imta, dhe mbi 50 zgjoj ne fermën tonë blegtorale. Për secilën formë mbështetjeje ka 1 mijë e 200 lekë për të imët, 10 mijë lekë për lopë, 1 mijë lekë për zgjua”, – u shpreh ministrja.

“Aplikimi është online me 0 dokumente. Mbeshtetja është e qëndrueshme, sepse ne kërkojmë të ngremë një bujqësi të qëndrueshme dhe të ulim kostot e fermerëve, sidomos te drejtimi blegtoral”, – tha Ekonomi. ///

error: