Kjo është skuadra e re në krah të Lulzim Bashës, për herë të parë PD me 2 nënkryetare femra
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë miratuar emrat e rinj të ekipit që do të jetë në krah të kryetarit Lulzim Basha.
Për herë të parë nënkryetare të PD do të jenë 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma, të cilat do t’u bashkohen dy nënkryetarëve të tjerë, Enkelejd Alibeajt dhe Alfred Rushaj. Gazment Bardhi do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ndërkohë që Edi Paloka zëvendëson Bujar Nishanin si Kryetar i Këshillit Kombëtar.
LISTA e Ekipit të ri të Lulzim Bashës:
Nënkryetarë:
Jorida Tabaku
Grida Duma
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Kryetari i grupit të PD-së
Alfred Rushaj
Nënkryetarë të Grupit të PD-së:
Nënkryetar i Kuvendit
Enkelejd Alibeaj
Sekretari i Përgjithshëm i PD
Gazment Bardhi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetari i Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana
Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave
Ledina Mandia
Sekretare për të Përndjekurit Politikë
Jonila Godole
Sekretariati për Klimën e Biznesit
Flamur Hoxha
Sekretariati për votën e emigrantëve
Belind Kelliçi
Sekretare për Organizatat Partnere
Oriela Nebiaj
Sekretariati i Burimeve Njerëzore
Arta Sakja
Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun
Greta Bardeli
Sekretari Organizativ
Ervin Minarolli
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Ivi Kaso
Sekretariati i Koordinimit Elektoral
Taulant Zeneli
Sekretariati i Organizimit Dixhital
Endri Hasa
Kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci
Enriketa Papa
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI