Nga Diana KORDHOCAJ
A ka më ‘uri’ tregu në jug për specialistë dhe ustallarë të nivelit të kualifikuar?
Kjo pyetje, disa herë merr përgjigje pozitive dhe herë të tjera, jo. Por, pas gati tri dekadave të zhvillimeve demokratike dhe ndërtimore në vendi tonë, duket se tani, po kërkohet jo ‘gjilpëra në kashtë’ por realisht ustallarët e kualifikuar .
Këta të fundit, kur bashkohen edhe me çmimet e arsyeshme për punimet e tyre që ofrojnë, janë ngaherë të mirëpritur. Edhe të kërkuar.
Duke qëmtuar nëpër rajonin e Jugut të Shqipërisë, nisur nga Gjirokastra ku flet argjendi i gurit të ustallarëve në disa breza, e më tej në Sarandë, Delvinë, Tepelenë e Përmet, duket se aktuakisht ustallarët me emer nuk janë kaq të shumtë.
Por skuadra gjirokastrite e njohur si grupi Tenda ‘Mondi Bani’, është pikërisht ai subjekt ku janë bërë bashkë edhe cilësia, edhe çmimi, edhe ritmi, edhe rendimenti i punës. Ajo është e kërkuar jo vetë në Gjirokastër por në krejt jugun për ato cilësi produkti që cekëm më sipër.
Dhe të jesh usta sot në rajonin e jugut ku gjen përherë e më tepër një treg turistik mes bujtinave që po shtohen nga viti në vit, mes agroturizmit dhe emrit te mirë që ka fituar vendi sot edhe nga diversiteti i ofertës turistike; do të thotë të dish të orientohesh jo më, si disa vite më parë kur ecej ‘kuturu’ por, me përgjegjësi, kualitet dhe standart të lartë.

Edmond Bani nga Gjirokastra, thotë se këto cilësi i ka vathë në vesh kur punon kudo ku e thërrasin për vendosjen e tendave dhe qepenave dhe ku shtrohet skuadra e tij për punë.

Nuk thonë kot në jug për punët që bën kjo skuadër: ‘E kapi skaudra tenda Mondi Bani, e kapi gjarpëri!’.Pra, që nuk diskutohet standarti dhe çmimi i arsyeshëm.

Ne shkuam në rajonin e Finiqit në Jug dhe pamë punën e skuadrës së mësipërme, në një bujtinë në Krane me emrin Bujtina “ANASTASIA”.
Spiro Çakuli na tregon se jane dhjetra të huaj pothuaj nga anë të ndryshme të globit që e frekuentojnë bujtinën .dhe largohen të kënaqur dhe, shkallën e kënaqësisë e shrpehin edhe me shkrim.

Koha kërkoi edhe një pishinë dhe turistet kryesisht të huaj e pëlqejnë mjaft këtë ofertë të plotësuar, sikurse edhe kjo tendë që do të pëlqehet nga ata që e frekuentojnë Bujtinën.
-Shikojeni vetë punën dhe cilësinë e grupit të Mondi Banit nga Gjirokstra , – na drejtohet Çakuli i Bujtinës “ANASTASIA” në Krane.
-E kapën punën ustallarët e tij, e kapi gjarpëri!-themi edhe ne, për një punë me kualitet, standart bashkohor dhe cilësi të tjera deri tek xhepi i klientit./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata