– Me një vendosmëri të palëkundur, një amerikane 90-vjeçare ka sfiduar të ftohtin duke ecur 10 kilometra në dëborë për të bërë vaksinën kundër COVID-19 në Seattle, njoftuan mediat lokale.
Fran Goldman, 90 vjeçe, nuk ka arritur të sigurojë një takim për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, kështu që kur asaj iu caktua një vend të dielën e kaluar, nuk bëhej fjalë që moti i keq ta devijonte nga qëllimi i saj, tregon ajo për gazetën Seattle Times.
Pavarësisht trashësisë të dëborës që kishtem mbuluar qytetin, duke e bërë të pamundur lëvizjen me makinë, zonja Goldman mori çizmet e saj dhe nuk hezitoi të përshkonte në këmbë në vajtje dhe ardhje 5 kilometrat që e ndanin atë nga klinika që administroi vaksinat.
“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, theksoi Goldman për të përditshmen.
“Kam ecur mjaft ngadalë”, shtoi ajo.
Fran Goldman arriti me pesë minuta vonesë në takimin e saj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI