Falë zhvillimit të teknologjisë dhe studimeve të dedikuara tek shpendët,jane grumbulluar të dhëna tejet fantastike dhe impresionuese, që nga sjelljet, habitatet, rruget e shtegtimit të shpendëve e deri tek detajet më të vogla si shpejtësia apo regjistrimi i lëvizjeve milimetrike të shpendit.
Kohët e fundit, vendin tonë e kanë vizituar disa lloje shpendësh të veçantë, të cilët janë pajisur me gjurmues satelitor GPS. ‘Turisti’ më i fundit është kali i qyqes me emrin Diego, i cili ka çelur në vitin 2018 në qendrën italiane Associazione CERM Centro Rapaci Minacciati dhe lëshuar në vitin 2019 në Parkun Rajonal Murgia Materana, duke u bërë kështu pjesë e natyrës dhe jetës së egër.

Më 26 Prill 2021, ky lloj i rrallë kaloi detin Adriatik, duke fluturuar dhe ndaluar përgjatë vendeve të Ballkanit përfshirë edhe Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Prej shtatë ditësh ky individ është duke fluturuar në vendin tonë dhe ka vizituar disa nga parqet kombëtare të vendit, si Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit, Parku Detar Karaburun-Sazan, Parku Kombëtar i Llogarasë dhe ka regjistruar më shumë se 4500 km në total. Popullata e kalit të qyqes në vendin tonë është ne nivelet më kritike, me vetëm 5 territore të zëna në të gjithë vendin dhe nevoja për mbrojtjen e ruajtjen e këtij lloji është urgjente. Shpresojmë që kali i qyqes Diego, i cili është duke qëndruar ende në vendin tonë, të gjejë ushqim të bollshëm e të sigurt dhe një vendfolezim sa më të qetë.-bejne te ditur burime te organizates mjedisore PPNEA///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI