– Policia në Sllovaki arrestoi tre gjuetarë të dyshuar për vrasjen e një ariu të murrmë.
”Burrat, të cilët vinin nga Republika Çeke fqinje, u kapën duke transportuar kafshën në makinën e tyre”, tha departamenti special i Sllovakisë për krimin mjedisor, sipas agjencisë TASR.
Ka nisur edhe një procedim penal.Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 5 vjet burg.
Arinjtë e murrmë janë nën mbrojtje të rreptë në Evropë. Sipas një studimi të vitit të kaluar bazuar në analizat e ADN-së, rreth 1 000 syresh ende enden në vargun malor të Karpateve Perëndimore të Sllovakisë. Sipas vlerësimeve të organizatave për ruajtjen e natyrës, dhjetëra arinj të tillë bien viktima të gjuetarëve pa leje çdo vit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI