Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”.
Nemo me këngën e tij “The Code” arriti të fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.
Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh si më i miri mes 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finalen e Këngës së Eurovizionit.
Vendin e dytë e fitoi Kroacia, ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.
Nemo dominoi dukshëm në votat e jurisë dhe të publikut.
Pasi u rendit në vendin e parë, Nemo u shpreh se “shpreson që kjo garë të vazhdojë të përmbushë premtimin për të mbrojtur dinjitetin dhe paqen për të gjithë njerëzit në botë”.
Ndërsa, Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në gjysmë finalen e natës së dytë, por nuk arriti të shkonte në finale.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.